​Deputeti i PDK-së kritikon Qeverinë Kurti: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati

by Nexhat

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka thënë se sot janë kthyer në Kosovë rreth orës 10:00 udhëtarët e fluturimit të djeshëm Hamburg-Prishtinë që për shkaqe teknike ateruan në Beograd të Serbisë.

Në një njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës thuhet se udhëtarë u dërguan më pas në Koln të Gjermanisë, dhe erdhën sot në Prishtinë.

banner

“Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”.

“Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellur në Prishtinë paraditën e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy