“Më shumë tatime për shkak të besimit në Qeveri”, Bajrami i reagon Kurtit: Propagandë

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili gjatë një paraqitjeje në KTV, të dielën, ka thënë se suksesi më i madh i tij qeverisë është zhvillim ekonomik dhe mbledhja e tatimeve.

Bajrami këtë e ka qaujtur propagandë, pasi Kurti tha se njerëzit kanë paguar më shumë tatime shkak se i besojnë Qeverisë”.

banner

“Faktet përballë propagandës  PROPAGANDË: Kurti po thotë, njerëzit kanë pagu më shumë tatime se po i besojnë atij, Martin Berishajt, Nagip Krasniqit, Ridvan Muharremit, Naset Hafizit e ktyne”, ka hënë Bajrami.

Më pas ajo tha se me statistika zyrtare mund të demantojë këtë propagandë.

“FAKT: Të gjithë kemi pagu më shumë tatime sepse tatimet janë përqindje e çmimeve, e çmimet për produktet që Kurti pat premtu me i liru janë rritë mbi 50%. Me tjerat s’po vazhdoj, po ndrroj kanal.  Krejt këtë propagandë e sfidoj me të dhana zyrtare, të institucioneve të shtetit të Kosovës”, ka thënë Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy