Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, Werder Bremen ka shprehur interesim për ta transferuar Mërgim Berishën nga Hoffenheimi.
Weder Bremen kaloi në një formë fantastike gjatë vitit 2024 duke qenë çerekfinaliste e Kupës së Gjermanisë teksa momentalisht mban pozitën e shtatë në Bundesliga
Tashmë është bërë e sigurt që Berisha do të largohet nga Hoffenheimi dhe këtë mund ta bëjë qysh në afatin kalimtar dimëror nëse krijohen kushtet.
Megjithatë, drejtuesit e Werder Bremenit kanë ende disa dyshime sa i përket transferimit të Berishës dhe ende nuk kanë vendosur përfundimisht.
Sipas informacioneve të mediumit gjerman DeichStube, sezoni i deritanishëm i Berishës po konsiderohet i zbehtë nga drejtuesit e klubit, teksa kanë dyshime edhe për disiplinën e tij.
Kjo për faktin se ai në vjeshtë ishte pezulluar pikërisht për këtë arsye teksa edhe vlera e tij në treg (7 milionë euro) do të kishte një ndikim të madh në financat e Werder Bremen.
26-vjeçari është paraqitur në 11 ndeshje këtë sezon për Hoffenheimin ku ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe të bëjë një asistim