Sara Kolami dhe Xheneta Fetahu kanë debatuar me tone të larta për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë.
“Shko bashkohu prapë me Gjestin, çka nuk të ka thënë dhe bashkohu”, iu është drejtuar Sara, Xhenetës.
Modelja nuk ia përtoi dhe pati menjëherë një replikë ndaj aktores nga Shqipëria.
“Unë me kë dua bashkohem, ai nuk ka hequr dorë nga unë nëse bashkohem me të”, u shpreh ndër tjerash banorja
“Ku është respekti për veten tënde”, vazhdoi ndër të tjerash biondja.
“Kush të tha që je bashkuar. E di pse jam shkuar unë. Unë nuk të tregoj ty. Ti nuk ke respekt”, ia ktheu Fetahu.
Ato vazhduan t’ia përmendin njëra-tjetrës disa gjëra që kanë bërë brenda këtij formati.