Një tjetër rast, aeroplani holandez del nga pista në Norvegji – 176 pasagjerë shpëtojnë pa lëndime

by Nexhat

Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte nga Norvegjia në Holandë doli nga pista gjatë një ulje emergjente, incidenti i tretë i tillë në 24 orë, pas një në Korenë e Jugut ku 179 persona “supozohet” të vdekur.

“Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, doli nga ana e djathtë e pistës 18, pasi u ul në aeroportin Oslo Torp Sandefjord. Fluturimi u devijua atje menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Oslos (OSL)”, sipas një deklarate të lëshuar nga Royal Dutch.

banner

Pilotët zgjodhën të devijojnë aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, 110 kilometra nga Oslo, për një ulje emergjente.

Megjithëse aeroplani u ul i sigurt, ai rrëshqiti nga pista dhe u ndal në një zonë me bar, ngjitur me pistën, duke u raportuar se ishte një problem në sistemin hidraulik si shkak i incidentit

Brenda aeroplanit gjendeshin 176 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord që nuk pësuan lëndime, ndërsa një hetim ka nisur për incidentin.

Më herët, një fluturim i Air Canada u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Halifax, pasi kishte gjithashtu një defekt në pajisjen e uljes

Antony Ochieng,KE:
Video shows KLM flight #KL1204 skidding off the runway after an emergency landing at Torp Airport. The Boeing 737-800 (PH-BXM) was en route from Oslo to Amsterdam when it experienced a hydraulic failure. Thankfully, no injuries were reported. Video@mackjacklar#BreakingNews#aviation

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy