Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, do të hyjë nesër (e hënë) në Big Brother VIP Kosova.
Jo si banore, por me siguri për të performuar për konkurrentët që ndodhen brenda prej më shumë se dy muajsh
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Big Brother në llogarinë e tyre në Instagram.
Kjo do të jetë një natë e paharrueshme për banorët, e natyrisht se edhe për publikun.
Ata tashmë po shkojnë drejt fundit dhe kanë nevojë për një atmosferë më ndryshe në shtëpi
Situatat veçse po bëhen më të dramatike pasi secili prej tyre lufton për të shkuar në finale.
Nuk kanë mbetur edhe shumë deri në finalen e madhe, ku njëri nga ta do të rrëmbejë 200 mijë euro