A do të dërgohet me forcë Kurti për të dëshmuar, Isufaj: Ligji zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk bëhet në mënyrë selektive

by Nexhat

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, gjatë konferencës për media, është pyetur nga gazetarët nëse do të dërgohet me forcë kryeministri Kurti për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore, pas refuzimit të tij për të shkuar në Prokurori.

Isufaj tha se nuk mund të paragjykojë asgjë.

banner

Sipas tij ligji zbatohet për të gjithë njësoj dhe se nuk bëhet në mënyrë selektive.

Isufaj shtoi se është e pandershme të bëhet në mënyrë selektive.

“Nuk mundem me paragjyku kurgjë. Unë e thashë fillimisht se qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe se ligji do të zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk e bëjmë këtë në mënyrë selektike, nuk është e ndershme të bëhet në mënyrë selektive, sepse nëse e bëjmë në mënyrë selektive ne bëjmë vepra penale”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy