Në një mbrëmje plot emocione dhe shkëlqim, “Miss Shqiptarja në Botë 2024” kurorëzoi fituesen, duke e shpallur Adea Luta si femrën më të bukur shqiptare në botë.

Spektakli, i organizuar nga Gecjan Fashion Group nën drejtimin e producentit Ilir Geci, u mbajt në Prishtinë në prezencen e mbi 1000 shikuesve dhe mblodhi vajza shqiptare nga e shumë vende të botës.
Fituesja, e cila përfaqësoi qytetin e Pejes, mahniti jurinë dhe publikun me bukurinë, elegancën dhe prezantimin e saj të shkëlqyer.

Ajo u vlersua si Ikona e bukuris ne Boten Shqiptare, nga jurija profesionale e përbër nga:
Ilir Geci, organizatore i spektaklit dhe producent i Gecjan Fashion Group, Arian Idrizaj pronare i Kolegjit dhe Spitaleve Rezonanca, Naime Jakupi nga Studio Naimja, Damian Maciusezek producent i Angel Of the World nga Polonija, Melika Dora modele dhe bashkpuntore e GfG models ne Turqi dhe Rikard Memaj partner dhe bashkpuntore i GfG Models ne Zvicerr.
Përveç kurorës prestigjioze, me Shqiponjen dy krenare te flakruar ne Flori dhe të stolisur me gure Diamind, ajo u shpërblye me bursen e dyte të studimit qe në total arrinë vleren prej 5000€ dhe Kontratë bashkpunimi 3 vjeqare me Gecjan fashion Group, duke hapur dyer për karrierën e saj të ardhshme.

Shoqerueset e Miss Shqiptarja ne Bote 2024 u zgjodhen:
Shoqeruesja e katert: Marigona Sallahaj
Shoqeruesja e trete: Luiza Zeqiri
Shoqeruesja e dyte: Llaura Marovic
Shoqeruesja e pare: Kristina Kotorri

Te gjitha shoqerueset u shperblyen me fustane ne vlere prej 2000€ ne total nga Kreatorja Kaltrina Ramadani
Ne funde te ketij spektakli producenti Ilir Geci dhe prezantuesja e cila shkelqej pergjate gjithe mbremjes, Lorina Dula, falenderuan te gjithe te pranishmit duke e permbyllur keshtu kete mbremje madheshtore
Ky spektakël unik vazhdon të promovojë bukurinë shqiptare duke u deshmuar si eventi me madheshtore i bukuris ne rajon.






