City e “thyen bankën” në janar, synon shtatë transferime të reja

by Nexhat

Manchester City nuk po kalon një sezon të mirë dhe përforcimet në afatin kalimtar të janarit janë mëse të nevojshme.

Citizens kanë mbetur shumë mbrapa garës për titull në Angli, derisa Pep Guardiola synon që të përforcojë ekipin që të jetë skuadër konkuruese në Ligën e Kampionëve.

banner

Manchester City ka identifikuar shtatë nënshkrime të mundshme për afatin kalimtar të janarit, teksa synojnë të ndryshojnë sezonin e tyre, sipas “Daily Mail”, përcjellë “Gazeta Express”.

Objektivat përfshijnë Joshua Kimmich të Bayern Munich, Ederson të Atalantas dhe dyshen e Crystal Palace, Adam Wharton dhe Marc Guehi për të forcuar mesfushën dhe mbrojtjen.

Në repartin ofensivë, Omar Marmoush i Eintracht Frankfurt, Jonathan David i Lille dhe Liam Delap, me një klauzolë kthimi, janë në shqyrtim.

City do të nënshkruajë gjithashtu Claudio Echeverri të River Plate, megjithëse ai pritet të kalojë pjesën tjetër të sezonit duke u integruar në skuadër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy