Dogana e Kosovës: 1.8 miliard euro të hyra sivjet

by Nexhat

Dogana e Kosova këtë vit i ka grumbulluar 1.8 miliard euro të hyra, 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022.

Kjo u bë e ditur në konferencën e fundvitit të Doganës së Kosovës, ku foli drejtori i përgjithshëm i saj, Agron Llugali, raporton Ekonomia Online.

banner

“Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm në fushat që zbaton Dogana e Kosovës. Të hyrat doganore sivjet janë 1 miliard e 800 milionë euro, një rritje prej 151 milionë euro dhe kemi kaluar projeksionin prej 50 milionë. Janë disa faktorë që kanë arritur këtë rritje, si zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit”, ka thënë Llugaliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy