Haxhiu për Prokurorinë Speciale: Përpjekje e vonuar, Kurti s’ka refuzuar të paraqitet

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth ftesës për kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.

Haxhiu e ka quajtur këtë veprim të Prokurorisë si përpjekje të vonuar, duke thënë se Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë.

banner

“Për qeverinë tonë ka rezultate të pafundme, por hajde të flasim për sukseset e Prokurorisë Speciale. Përveç terrorizmit dhe krimeve të luftës, ajo adreson edhe shpërdorimin e parave dhe a ka ndodhur ndonjë rast ku Blerim Jusufaj ka pasur sukses. Unë e di që ka prokurorë shumë të mirë, por problemi qëndron tek personat e lartë, tek Blerim Jusufaj”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

“Kurti nuk ka refuzuar të paraqitet si dëshmitar, por si është e mundur që rasti i rezervave shtetërore, që ka ndodhur vitin e kaluar, po ftohet tani? Në ditën kur po bëheshin listat e deputetëve, qëllimet ishin tashmë të qarta”.

“Në qeverinë e kaluar ka lulëzuar korrupsioni, por ne e dimë si janë pasuruar politikanët, askush nuk mund të thotë se kryeministri Kurti është i korruptuar. Por, në të kaluarën janë bërë milionerë politikanët dhe askush nuk merrej me pasurinë e paluajtshme. Kurti nuk ka refuzuar dëshminë, ai ka promovuar ditë dhe datë, dhe ka ndodhur edhe më herët që të pyetet në zyrë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy