Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është I lidhur me Serbinë

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale duhe ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të akuzave të tij ndaj Kryeministrit Albin Kurti se është lidhur me Serbinë.

Ajo në konferencë për media kur është pyetur nga gazetarët për deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale, ka thënë se përse ky institucion i Drejtësisë nuk është duke e ftuar Haradinajn për deklaratat e tij se “kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë”.

banner

“Ku ka qenë kryeprokurori Isufaj kur Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Kurti është i lidhur me Serbinë’? A e kanë ftuar Haradinajn për këtë deklaratë? Është një deklaratë e rëndë, pasi po akuzon një kryeministër. Sigurisht që jo, sepse dalin lidhjet e Ramushit me Serbinë dhe me terroristët që e prisnin në zyrë, siç është Milan Radojiçiç”, tha Haxhiu para gazetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy