Kryetari i Istogut mirëpret ministrin Krasniqi dhe nënshkruan marrëveshjen për Grantin e Performancës

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka mirëpritur sot Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një takim të rëndësishëm gjatë të cilit u nënshkrua marrëveshja për Grantin e Performancës Komunale.

Ky grant synon të mbështesë zhvillimin e projekteve kapitale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

banner

Komuna e Istogut, përmes Facebook-ut, ka bërë të ditur se me anë të këtij takimi është nënshkruar marrëveshja për Grantin e Përformanës Komunale.

“Sot, Kryetari i Komunës së Istogut Ilir F. Ferati priti në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, me ç’rastë nënshkruan marrëveshjen për Grantin e Performancës Komunale, e cila siguron mbështetje të rëndësishme për zhvillimin e projekteve kapitale në komunën tonë”, kanë shkruar ndër të tjera komuna

Ky grant, i financuar nga MAPL në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë, si Bashkimi Evropian, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe i mbështetur nga programi DEMOS, është një shpërblim për standardet e larta të performancës së komunës në qeverisje dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Mjetet e përfituara pritet të përdoren për zbatimin e projekteve të rëndësishme që do të sjellin përparim dhe zhvillim në Istog

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy