Kurti për zotimin e mosdërgimit të FSK-së në veri: Janë krijuar kufij të brendshëm

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se me zotimin e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, për mosdërgim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit pa lejen e KFOR-it, janë krijuar kufij të brendshëm.

Zhvillimet e atëhershme ai i ka cilësuar si “skandal”.

banner

“Skandali më i madh i cili na ka lënduar më së shumti ka ndodhur në herën e parë kur kam qenë kryeministër, kur e morëm letrën që ish-kryeministri Thaçi në 2013 ia pati dërguar ish-sekretarit të NATO-s ku zotohet se FSK nuk do shkojë në veri të Kosovës. Besoj që shumë probleme që i kemi sot, janë pasojë e asaj”- u shpreh Kurti.

Kurti më tej u shpreh se ai është momenti kur ushtria e Kosovës është ndarë gjeografikisht.

“Këtu bën, këtu s’bën. Janë krijuar kufij të brendshëm. Për mua është tejet e papranueshme dhe e rrezikshme për shkak se policia nuk menagjon kufij, kufirin e menaxhon ushtria”- shtoi më tej Kurti.

“Letra është dërguar më 19 prill 2013, pikërisht kur është bërë marrëveshja e parë e parimeve ku 6 nene janë për asociacionin dhe katër nene për integrim të strukturuave parale”.

Kurti potencoi se kjo letër ka inkurajuar “elementet kriminale për ndarjen e Kosovës”.

“Me vetë faktin që i është dërguar një anshëm një letër e tillë ish-sekretrit Rasmusen, kjo ka inkurajuar elementet kriminale dhe qarqet politike që gjithmonë e kanë pasë ëndërr ndarjen e Kosovës”- tha Kurti.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër-këmbim me shefin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u zotua se FSK-ja nuk do të dislokohet në veri – zonë e banuar me shumicë serbe – pa u dakorduar paraprakisht me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Letër-këmbimi me NATO-n besohet të jetë bërë në përpjekje për ta mbajtur situatën atje nën kontroll.

Kuvendi i Kosovës, në vitin 2018, miratoi ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të FSK-së në ushtri.

Ligji për FSK-në, i cili hyri në fuqi në janar të 2019-ës, thotë se kjo forcë mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy