OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat origjinale për koronavirusin

by Nexhat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për të kuptuar më shumë për koronavirusin, pasi kanë kaluar pesë vjet prej shpërthimit të pandemisë në gjithë planetin.

Sëmundja që e shkakton koronavirusin, COVID-19, ka shkatërruar ekonomi dhe sisteme shëndetësore në shumë vende të botës

banner

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kinës që të na japë qasje, që të kuptojmë më shumë për origjinën e COVID-19. Është nevojë morale dhe shkencore”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate.

“Pa transparencë, këmbim të dhënash, dhe bashkëpunim mes shtetesh, bota nuk mund të parandalojë dhe të përgatitet në mënyrë adekuate për epidemitë dhe pandemitë e së ardhmes”.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur disa herë që nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes së virusit nga ndonjë laborator në Kinë, ndonëse autoritetet kineze insistojnë që virusi është përhapur në një treg kafshësh.

OBSH-ja ka rikujtuar se si më 31 dhjetor të vitit 2019, zyra e saj në Kinë e ka pranuar një deklaratë të lëshuar nga autoritetet shëndetësore në Vuhan, me shqetësimet për raste të “pneumonisë virale” në qytet.

“Në javët, muajt dhe vjetët që kanë pasuar, COVID-19 i ka formësuar jetët dhe botën tonë”, ka thënë kjo agjenci e OKB-së për shëndetësi.

Agjencia ka bërë thirrje për kujtim të atyre që e kanë humbur jetën nga virusi, apo që përballen me pasojat e infektimit me të.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020

Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili. /REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy