124
Me thuajse të gjitha votat e numëruara, presidenti në detyrë i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka siguruar shumicën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Milanovic është një kritik i hapur i mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Shpeshherë ai krahasohet me Donald Trump për stilin luftarak të komunikimit me rivalët politikë
Në raundin e dytë, Milanovic do të përballet me kandidatin e Unionit Demokrat Kroat, Dragan Primorac, që fitoi 19 për qind të votave në raundin e parë.