PRISHTINË/ Policia në javën e kaluar sekuestroi 13 armë zjarri, shqiptoi mbi 3 mijë gjoba

by Nexhat

Javën e kaluar nga Policia në Prishtinë janë realizuar 178 urdhëresa të Gjykatës.

“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 178 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 71 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.”

banner

Personat e dënuar me burgim janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 13 armë zjarri.

“​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 13  armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

Gjithashtu janë shqiptuar 3273 gjoba.

“Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3273 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy