Në emisionin EURO n’T7 janë mbledhur për herë të parë përfaqësuesit e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare për diskutuar tejkalimin e barrierave politike për bashkëpunim më të mirë ekonomik.
Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznseve ka thënë se Ballkani është vend strategjik për gjithë tregtinë e Bashkimit Evropian e ku në këtë treg bëjnë pjesë hiç më pak se 5 milionë shqiptarë.
“Shqiptarët si komb që janë mbi 5 milionë në Ballkan janë fuqi e madhe ekonomike dhe konsumuese. Por ku shqiparët i shpenzojnë paratë e tyre për të blerë gjerat e nevojshme. Mbi 15 miliardë euro para të gatshme për cdo vit populli shqiptar i shpenzon në blerje të produkteve të importuara, pra mbi 15 miliardë euro para tona përfundojnë në shtetet e ndryshme brenda një viti. Ekonomia Kombëtare nuk është e fokusuar për ta zhvilluar prodhimtarinë vendore që do të ishte shpëtim i ynë kombëtar. Qeveritë tona do të duhej të kishin një strategji kombëtare për zhvillim tonë të brendshëm duke ndihmuar prodhuesin vendor, duke ndihmuar ekonominë vendore. Për ne si Aleancë dhe Odë Kombëtare e Tregëtisë ekonomia kombëtare përfshinë të gjitha vendet ku flitet shqip”, ka thënë Shahini.
Në anën tjetër sipas Shahinit qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë momentalisht nuk kanë raporte të mira për të punuar një strategji të përbashkët kombëtare për zhvillim ekonomik.
“Pavarësisht ftohjes së raporteve mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, raportet biznesore vazhdojnë të jenë të mira, populli poashtu në raporte shumë të mira .Kjo na tregon se popullu shqiptar është i bashkuar pavarsisht turbulencave momentale politike.