Më pak se 1 në 100 të burgosur të huaj në Angli dhe Uells u transferuan në shtetet e tyre të origjinës përgjatë 2024, pavarësisht se laburistët u zotuan të lirojnë hapësirën në burgje për të lehtësuar mbipopullimin
Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se vetëm 73 persona janë kthyer në vendet e tyre, nga 33 që ishin në 2023, për të kryer dënimet
Në fund të marsit, në burgje ishin 10422 shtetas të huaj, që përbëjnë rreth 12 për qind të të gjithë të burgosurve. Secili i kushton tatimpaguesve britanikë 47000 £ në vit për t’u akomoduar, ushqyer dhe rehabilituar.
Referuar shifrave, shqiptarët kryesojnë me 1272 persona, më shumë se çdo kombësi tjetër, ndërsa pas tyre renditen polakët me 906 persona dhe rumunët me 750.
Një zëdhënës i qeverisë tha se shkalla e largimit të të dënuarve të huaj në vendet e origjinës ishte rritur 21 për qind që nga korriku krahasuar me periudhën e vitit 2023