Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka mësuar dënimin e fundit nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, ka vendosur të dënojë FFK-në me 13 mijë e 250 euro.
UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet e marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.
Me 10 mijë euro FFK është dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.
Ndërkohë me 3 mijë e 250 euro UEFA e ka dënuar FFK-në për ndezje të fishekzjarrëve nga ‘Dardanët’, ndërsa Muharrem Jasharin e ka suspenduar me dy ndeshje.
Mesfushori dardan Muharrem Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme që Kosova i zhvillon ndaj Islandës në maj të vitit 2025