‘‘Bixhoz me aleancat’’ – Kurti i përgjigjet Osmanit: S’kam luajtur asnjëherë në jetë, atë ditë kam pasur preokupim tjetër

by Nexhat

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e republikës sonë”, kishte deklaruar presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor në kuvendin e Kosovës,

Kjo deklaratë e Osmanit u morr si kritikë direkte ndaj kryeministrit Albin Kurti, në raport që ky i fundit dhe qeveria që ai udhëheq ka pasur me aleatët perëndimor gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes.

banner

Lidhur më këtë, i pari i ekzekutivit është deklaruar së fundi duke thënë se nuk e din nëse Osmani e ka pasur fjalën për të.

Tutje, i njëjti ka theksuar se ai mbron interesat e Kosovës, dhe se gjatë këtij mandati qeverisës, ai është koordinuar me Osmanin për hapat që i kanë ndërmarrë.

‘‘Nuk e di tash a e ka pasur për mua konkretisht se nuk ma përmendi emrin aty, por unë bixhoz nuk kam luajtur asnjëherë në jetë. Unë mbroj qind për qind interesat e Republikës së Kosovës, edhe gjatë këtij mandati jam koordinuar me presidenten e Republikës për hapat të cilët i kemi ndërmarrë, gjithçka ka shkuar në mënyrë të bashkërenduar. Në politikë të jashtme i kemi koordinuar me presidenten Osmani, me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e Punëve të Jashtme… Jo edhe atë ditë na e kemi pas preokupim kryesor më thënë të drejtën buxhetin’’, ka thënë Kurti në RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy