Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Vetëvendosjes kundër PZAP, urdhëron KQZ-në ta certifikojë Listën Srpska

by Nexhat

Gjykata Supreme e Kosovës ka dalë me aktvendim duke e hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që e paraqiti kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me certifikimin e Listës Srpska për zgjedhjet parlamentare.

Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu-Uka.

banner

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me këtë aktvendim urdhërohet që ta certifikojë subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09.02.2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Më 23 dhjetor, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ votuan kundër certifikimit të Listës Srpska me arsyetimin se kjo parti s’e njeh shtetin e Kosovës dhe se ka përdorur termin “Kosova dhe Metohia”.

Pas kësaj, Srpska u ankua te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili më pas ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdhëruar atë që ta certifikojë Listën Srpska.

Të premten, Vetëvendosje bëri ankesë në Gjykatën Supreme, e cila po ashtu e hodhi poshtë ankesën.

Në mbledhjen e KQZ-së, vetëm kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi, kishte votuar për certifikimin e Listës Srpska, ndërsa dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi votuan kundër dhe të tjerët abstenuan

Fillimisht, moscertifikimi i Listës Srpska nga KQZ tërhoqi kritika e shqetësime nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian e Gjermania.

Në reagimet e tyre të ngjashme, ata u shprehën se janë të shqetësuar për përfshirjen “e kritereve të motivuara politikisht” dhe u tha se rocesi i certifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet dhe se ky proces nuk duhet të politizohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy