Nga dekorimi i Dumanit si kampion i antikorrupsionit te vizita e Blinken, VanHorn uron në shqip Vitin e Ri: Do të vijojë puna për forcimin e demokracisë në Shqipëri

by Nexhat

E dërguara me punë e SHBA, Nancy VanHorn ka shpërndarë një urim për shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale nga Ambasada e SHBA, VanHorn thekson se kur erdhi në gusht në vendin tonë shumë punë ishin në vijim e sipër, dhe se pret me padurim që puna të vijojë për të forcuar demokracinë në Shqipëri dhe partneritetin mes dy vendeve tona

banner

“Kur erdha këtu në gusht pashë që shumë punë ishin duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë së bashkë për të forcuar demokracinë dhe për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes. Mirëpres të vijojmë së bashkë në vitin që vjen. Nga të gjithë ne të Ambasadës së SHBA: Gëzuar Vitin e Ri”, shprehet ajo duke renditur arritjet në fushën e sigurisë nga vendi ynë.

Në postim është ndarë një video me disa nga ngjarjet kryesore të vitit që po lëmë pas.

“Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta!”, shkruan Ambasada Amerikane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy