Policia jep informacione zyrtare lidhur me vdekjen aksidentale të një personi në Mitrovicë

by engel

Një 65 vjeçar ka vdekur dje në një aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në jug të Mitrovicës. Ai mori lëndime vdekjeprurëse pasi derisa ishte me biçikletë u godit nga një veturë.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë Jug / 30.12.2024 – 18:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi derisa po lëvizte me biçikletë është goditur me veturë nga i dyshuari M.K. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy