Presidenca thotë se kompania “Amazon” e ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe e ka vendosur në të gjitha platformat e saj- theksojnë angazhimin e Osmanit

by Nexhat

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kompania gjigante amerikane Amazon ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe e ka vendosur Kosovën në të gjitha platformat e saj,

Sipas Presidencës, kjo vjen si rezultat i takimeve të mbajtura nga Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në SHBA gjatë muajit tetor të këtij viti.

banner

Njoftimi i plotë:

Me angazhimin e Presidentes Osmani, Kosova njihet zyrtarisht nga kompania Amazon dhe vendoset në të gjitha platformat e saj

Kosova është njohur zyrtarisht nga kompania Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e saj. Me përfshirjen në të gjitha platformat e Amazon-it, Republika e Kosovës shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor të këtij viti, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të kompanisë Amazon në Washington D.C., SHBA.

Këto diskutime janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Prania në platformat Amazon, u mundëson individëve dhe bizneseve kosovare ta zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe t’i prezantojnë produktet vendore para një audience globale në amazon.com, duke nxitur rritjen ekonomike dhe inovacionin. Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë, si dhe përdorimin e shërbimeve si: Amazon Web Services (AWS), Amazon Alexa, etj

Ky zhvillim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës.

Presidentja Osmani në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, po zhvillon takime të vazhdueshme edhe me platforma të tjera të rëndësishme digjitale, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e sektorit të biznesit në vend dhe ekosistemit digjital në përgjithësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy