Sveçla pas vizitës në Veri: Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, garanton mbrojtje e siguri për Republikën

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për vizitën që kanë pasur në veri bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Sveçla ka deklaruar se “puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë”

banner

“Në sheshin e Mitrovicës së Veriut takuam fëmijë që me ngazëllim presin ndërrimin e motmotit. Puna jonë e përditshme dhe e pandalshme ju dedikohet atyre dhe të ardhmes së tyre, të sigurt e prosperuese në vendin tonë. Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re”, theksoi Sveçla.

Tutje, Sveçla shton se “sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy