Vendimi i Supremes për certifikimin LS-së, Kryeziu: Zhvillimi demokratik s`matet me numrin e votave që fiton

by Nexhat

Drejtori ekzekutivi i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj aktvendimit të Gjykatës Supreme, i cili e ka rrëzuar ankesën e VV-së ndaj vendimit të PAZA-së dhe ka urdhëruar KQZ-në për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se aktvendimi i Supremes tregon se shoqëria kosovare ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë.

banner

“Gjykata Supreme ka marrë vendim për të urdhëruar KQZ-në të certifikojë Listën Serbe, duke hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zhvillimi demokratik i një vendi nuk matet me numrin e votave që fiton, por me respektimin e lirive dhe funksionimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë. Vendimi i Gjykatës Supreme tregon edhe një herë se shoqëria kosovare, pavarësisht veprimeve e politikave ditore, tensioneve politike, ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë.

Integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik’’, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy