Një 83-vjeçar ka tentuar të vetëvritet këtë të martë duke u hedhur në lumin Drin, por është shpëtuar në kohë nga patrulla e përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër
Euronews Albania ka siguruar videon ekskluzive të momentit të shpëtimit të 83-vjeçarit. Ai u shpëtua nga dy efektivët, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj, ata nëpërmjet një varke kanë arritur ti shpëtojnë jetën të moshuarit.
Kalimtarë të rastit gjithashtu tentuan të ndalojnë hedhjen e të moshuarit nga ura, por kjo rezultoi e pasukseshme, pasi 83-vjeçari tentoi vetëmbytjen duke u hedhur nga ura e Baçhallëkut.
Sipas informacioneve i moshuari është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë asistencën mjekësore të nevojshme. Policia po vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes