32
E ardhmja e Arbër Hoxhës mund të lidhet me kampionatin italian.
Futbollisti kosovar po e kalon një eksperiencë mjaft pozitive në Kroaci me Dinamo Zagrebin.
Anësori i majtë ka bërë paraqitje pozitive edhe me Kombëtaren shqiptare, në ato minuta që i është dhënë rasti nga selektori Sylvinho.
E gazetari sportiv italian, njëherësh ekspert i transfereve, Gianluca Di Marzio bën me dije se për ish-futbollistin e Prishtinës dhe të Ballkanit ka interesim nga Serisë A.
Bëhet fjalë për Leccen, ku luajnë edhe dy mesfushorët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.