Argjentina, mbretëreshë e Copa Americas

by Nexhat

Viti 2024 solli edicionin e 48-të të Copa Americas.

Turneu me i madh në Amerikën Jugore u mbajt nga data 20 qershor deri më 15 korrik, duke u përmbyllur me finalen e madhe.

banner

E, aty u përballën Argjentina e Kolumbia në një dyluftim për më të mirin e kontinentit.

Deri në plasmanin në finale, Argjentina pati punë me Ekuadorin, duke e mposhtur 4-2 pas penalltive në çerekfinale. Aty, Kolumbia eliminoi Panamanë.

Në gjysmëfinale, argjentinasit kishin punë me Kanadanë, që e mposhtën 2-0.

Në anën tjetër, Kolumbia e udhëhequr në fushën e lojës nga James Rodriguez, triumfoi ndaj Uruguait për një vend në finale.

Argjentinasit e Lionel Scalonit hynin në ndeshjen finale për të shënuar historinë dhe për të mbrojtur titullin e fituar para tri vitesh.

Vetëm pas vazhdimeve u mësua fituesi, e që ishte Argjentina me rezultat minimal.

Ishte Lautaro Martinez që ia mundësoi Argjentinës titullin e 16-të në histori të Copa Americas, me një gol të shënuar në minutën e 112-të të takimit.

Ky i fundit qe edhe top golashënuesi i kampionatit me pesë gola.

Në tërë kampionatin u shënuan 70 gola në 32 ndeshje, me një mesatare prej 2.19 golash për ndeshje

Ky ishte triumfi i dytë radhazi i Argjentinës në këtë kampionat, nën drejtimin e Lionel Scalonit dhe i 16-ti në histori, më së shumti ndër kombëtaret tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy