Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit publik në kryeqytet, me bileta të integruar ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat. Nga 1 janari i këtij viti, siç njofton Komuna, të gjithë operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte sikurse Trafiku Urban.

Çmimet e biletave do të jenë të njëjta dhe do të lirohen nga pagesa 7 kategori.

banner

Njoftimi i plotë:

Qytetarët e Prishtinës tani kanë sistem të unifikuar të transportit publik urban, me bileta të integruara ditore, javore dhe mujore për të gjitha linjat! 

 Nga 1 Janar 2025, edhe operatorët privatë do të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, duke garantuar shërbim të standardizuar dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

 Çmimet e biletave:

 • 0.50€ për një udhëtim të vetëm.

 • 0.80€ për biletën ditore (vlefshme për të gjitha linjat).

 • 4€ për biletën javore.

 • 12€ për biletën mujore për studentë.

 • 14€ për biletën mujore për punëtorë.

 Kush përfiton udhëtime falas?

Kategoritë e liruara nga pagesa për të gjitha linjat urbane janë:

 • Pensionistët

 • Policia

 • Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

 • Veteranët

 • Zjarrfikësit

 • Personat me aftësi të kufizuara

 • Nxënësit e shkollave fillore

Drejtoria e Shërbimeve Publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy