Drejt fundit vaksinat e gripit, raporti i ISHP: Mbi 205 mijë persona të vaksinuar

by Nexhat

Shqipëria vuri në tetor të vitit 2024, në dispozicion të grupeve në risk dhe personelit mjekësor, mësuesve dhe policëve 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit stinor

Raporti i fundit i hartuar nga ekspertët e ISHP ka nxjerrë në pah se mbi 205 mijë doza apo 73,2% janë aplikuar tashmë në popullatë deri në fund të vitit që sapo lamë pas.

banner

Sipas të dhënave zyrtare, Qarku i Fierit, pasuar nga Kukësi dhe Dibra kanë aktualisht numri më të lartë të vaksinave të aplikuara mbi 81%. Personat me sëmundje kardiovaskulare kanë përqindjen më të lartë të vaksinimi

Shumica e personave të vaksinuar i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç.

Sa i takon stafit mjekësor, vetëm 38% e tyre janë imunizuar me vaksinë deri më tani, ku kryesojnë infermierët dhe mjekët.

Aktualisht qarkullimi i gripit është në intensitet të ulët, por nisur nga vitet e shkuara, pritet që shifrat të vijnë  në rritje në fundit të janarit për të kapur kulmin në muajin shkurt.

Në këto kushte, ekspertët sugjerojnë vazhdimin e aplikimit të vaksinës për t’u mbrojtur nga format e rënda dhe fatalitetet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy