Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të Komisionit Qendror Zgjedhor, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi. Lidhur me këtë, Albert Krasniqi, tha se kur vendimet e institucioneve të drejtësisë janë në favor të VV-së, theksohet rëndësia e respektimit të rendit ligjor. Por, kur vendimet nuk përputhen me interesat e tyre, bëhet thirrje të shpërfillen procedurat ligjore në emër të partisë.
Ai tha se “ky mentalitet reflekton një qëllim të qartë: që institucionet e drejtësisë të veprojnë në funksion të nevojave politike të partisë”.
Tutje, Krasniqi tha se zv.ministri i drejtësisë, po të krahasohej me ish-ministrin Hajredin Kuçi, “as rolin e asistentit të tij nuk do të mund ta kryente”.
Reagimi i tij i plotë: