Festa e përgjakshme e përbindëshit të Cetinjës, Aco Martinoviq, zgjati rreth gjysmë ore, gjatë së cilës ai arriti të vrasë 12 viktima dhe të plagosë katër persona në pesë lokacione.
Para kësaj, njësitet speciale të policisë e rrethuan atë në një objekt ndihmës pranë shtëpisë së tij familjare, shkruan portali kroat Standard.
Martinoviq vrau tre gra, shtatë burra dhe dy fëmijë në zbavitjen e tij vrastare, shkruan Vijesti
Gjithçka filloi në një tavernë pas një dite të tërë pije në një atmosferë miqësore, kur Martinoviq debatoi dhe vendosi të fillonte një festë të përgjakshme.
Ai doli nga lokali për të marrë një armë, më pas u kthye me shpejtësi dhe qëlloi me armë zjarri drejt katër personave. Martinoviqi, pasi vrau katër persona në tavernë me të cilët kishte qëndruar gjatë gjithë ditës, vazhdoi të mbillte vdekjen në katër lokacione të tjera. Vetëdija e errësuar e këtij Cetinjasi nuk ua ka kursyer jetën dy fëmijëve të tij 12 dhe 13 vjeç, të cilëve më parë ua ka vrarë babanë.
Festa e përgjakshme zgjati më pak se gjysmë ore, pas së cilës Martinoviq u largua me makinën e tij. Pas informacioneve të para për të shtënat në tavernë, por edhe në lokacione të tjera, kishte të dhëna se plani i vrasjes do të vazhdonte edhe në disa lokacione të tjera, të cilat policia arriti t’i sigurojë me një ndërhyrje të shpejtë.
Siç mëson portali Standard, Martinoviq ka qenë i dënuar më parë me aktgjykim të shkallës së parë për armëmbajtje pa leje dhe lëndë shpërthyese, për këtë arsye ekzistonte frika se ai do të kishte në shënjestër prokurorin dhe gjyqtarin që e dënoi, por me ndërhyrjen e policia, ato lokacione u siguruan shpejt.
Sipas informacioneve jozyrtare, pas vrasjes masive, Martinoviqi është arratisur me veturën e tij, e cila për shkak të bllokadës policore, të vendosura në të gjithë qytetin, ka vendosur të largohet dhe ta lërë në anë të rrugës në qytetin Bajice
Pas kësaj, policia ka marrë informacion nga disa lokacione se ai dyshohet se është parë, por asnjë nga ato informacione nuk është konfirmuar, ndër të tjera se Martinoviqi është fshehur në sallën e fabrikës Obod.
Në bashkëpunim me banorët e zonës, policët morën informacione të reja se Martinoviqi mund të fshihej në një objekt ndihmës afër shtëpisë së tij familjare.
Njësitet speciale të policisë më pas kanë rrethuar terrenin, ku me ndihmën e një kamere termike kanë vërejtur Martinoviqin afër atij objekti