Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Charles Kupchan, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për rikthimin e Trump dhe pritjet që mund t’i ketë rajoni nga Administrata e re amerikane. Kupchan ka thënë se pret që SHBA të merret me rajonin sikurse në mandatin e parë, ndonëse potencon se kjo s’do të jetë prioritet marrë parasysh problemet e tjera nëpër botë si Ukraina dhe Lindja e Mesme,
Sa i përket Kosovë dhe Serbisë, Kupchan është shprehur se Trump mund të kërkojë të mbyllë marrëveshjen mes dy shteteve, duke qenë se “është president transaksional dhe jo një burrështetas”. Për idenë e zgjidhjeve terrtoriale apo shkëmbimit të territoreve, profesori amerikan thotë se ajo është gjithmonë në tavolinë, megjithatë s’e sheh si një mundësi të afërt
Lidhur me veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përgjatë këtyre katër viteve, Kupchan ka thënë se kryeministri kosovar është treguar provokativ pa nevojë duke luajtur me kartën nacionaliste. Sipas Kupchan, kjo ka çuar në dobësim të pozicionit të Kosovës ndërkomëbtarisht dhe në ngecje të dialogut. Ai thotë se Kurti po ndjek përfitime politike afatshkurtra në kurriz të interesave afatgjate të Kosovës. Profesori amerikan, Charles Kupchan, i cili ka shërbyer edhe si asistent special i presidentit Barack Obama dhe si Drejtor Drejtor për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të presidentit Bill Klinton, ka thënë se nëse Kurti do të perceptohet si kokëfortë dhe pengesë për procesin e normalizimit nga Administrata e Trump atëherë raportet e tij me Uashingtonin do të jenë shumë të tensionuara. Kupchan thotë se do të ishte gjë e pa mençur nëse Kosova do të rrezikonte përkrahjen e SHBA-së.