Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën

by Nexhat

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të ketë njohje të reja për Republikën e Kosovës.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook tha se edhepse është kritikuar ashpër për qasjen e tij ndaj politikës së jashtme ka arritur që të sigurojë dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës.

banner

“Dikur u kritikova ashpër, madje qasjen time ndaj politikës së jashtme e quajtën “skandal” pse ja dhash doren pres. Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bernabiçin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij.

Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Ne fund te fundit pjesën e më të madhe të udhetimeve te mia i kam bërë me finanasat e mia dhe nuk kam mar pagë nga qeverija e Kosovës”, tha ai në një shkrim në profilin e tij në Facebook.

Pacolli shtoi se ka demaskuar pretendimet e Serbisë për ‘tërheqjen’ e njohjeve, pasi me kë është takuar thotë se i ka lënë dyert hapur për dialog e bashkëpunime të mëtutjeshme.

:Edhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera.

Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy