Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pati me një 18-vjeçar. Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Poslishtë të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Express se viktima, 44 vjeçar, është duke marrë tretman në emergjencën e spitalit të qytetit dhe se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Me date 02.01.2025 rreth ores 16:35 kemi marre informate se ne emergjencen e spitalit Rajonal eshte duke u trajtuar viktima R. Sh. Mashkull i lindur 1980 nga fshati Poslisht-Prizren.Patrulla policore ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me viktimen i cili ka deklaruar se ne qender të fshatit Poslishte kishte ndodhur nje mosmarrveshje mes tij dhe nje te dyshuari mashkull rreth 18 vjeq te cilin nuk e njihte me emer, nga i cili ishte goditur ne kraheror me mjet te mpreht thik dhe si pasoj kishte marre lendim trupor”.
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar lidhur me rastin, një i mitur dhe një person i rritur.