Selmanaj u thotë qytetarëve ta padisin KEDS dhe qeverinë Kurti nëse u prishen pajisjet shtëpiake

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë rrymë deri 48 orë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj u bëri thirrje qytetarëve që ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë Kurti, në rast se u prishen pajisjet shtëpiake si shkak i mungesës së rrymës.

banner

E papranueshme që edhe në vitin 2025, qytetet dhe fshatrat e Kosovës deri ne 48 orë pa energji elektrike.

LVV dhe Albin Kurti dikur e cilësonin proces kriminal “Privatizimin e Rrjetit të Distribucionit dhe Shpërndarjes të KEK-ut”, kurse sot “qile guri gojën” nuk e thonë asnjë fjalë të vetme kundër KEDS-it, që po i lë qytetet dhe fshatrat e Kosovës deri në 48 orë pa energji elektrike.

Kontrata e privatizimit, e obligon KEDS-in që me çdo kusht t’i furnizoj qytetarët me energji elektrike, pavarësisht nivelit të prodhimit nga ana e KEK-ut. Nga njëra anë qytetarët kanë obligim t’i paguajn faturat për energjinë e shpenzuar, kurse KEDS-i ka obligim të detyrueshëm ti ofroj qytetarëve energji elektrike

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen me mungesë të energjisë dhe rrjedhimisht edhe me prishje të paisjeve shtëpiake, ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë e Kosovës për mos zbatim të kontratës dhe mos ofrim të shërbimeve.

Padin duhet ta bëjnë vetë qytetarët, sepse Albin Kurti nuk i mbronë ata. Ai tashmë ka hyrë në raporte dhe marrëdhënie të afërta me ata që udhëheqin me KEDS-in!

Kështu e ka Albini, në opozitë sulmon, kurse në pushtet e shtrin qafën!

Hajnat n’burg!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy