SHKUP/ Aksidenti fatal, tre viktimat që u gjetën brenda veturës në Vardar janë gra, pezullohet kërkimi për personin e katërt

by Nexhat

Është nxjerrur nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë pas aksidenit tragjik, derisa Policia e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e shpëtimit deri në këto momente kanë qenë në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Në këto moment është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisve për të parë qartë.

banner

Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është mashkull.

Siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit për ta dërguar në spitalin “8 shtatori”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy