Tragjeditë në SHBA e Mal të Zi, reagon MEPJ e Shqipërisë: Zemërthyer për aktet e pakuptimta të dhunës, shpresojmë për unitet

by Nexhat

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për tragjeditë që tronditën botën në ditët e para të vitit 2025

MEPJ e vendit tonë shprehet se ndjen keqardhje për ngjarjet e rënda të pakuptimta. Më tej, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se shpreson që në komunitetet ku ndodhën tragjeditë të ketë më tepër qetësi e stabilitet

banner

“Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në Neë Orleans.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave.

Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë”, thuhet në reagim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy