Mes lotësh, Drenusha Latifi, ka rrëfyer sonte në Big Brother VIP Kosova për jetën, karrierën dhe vështirësitë me të cilat është përballur.
Ajo ka folur për humbjen e babait të saj, kur ajo ishte në moshë të adoleshencës dhe për ashtu edhe për gjendjen e vëllait të saj
Drenusha gjithashtu ka rrëfyer mes lotësh edhe për njohjen me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, martesë, e cila do të përfundonte pas 10 vjetësh me divorc
“Kam dashuruar edhe më herët, edhe para njohjes me ish-partnerin tim, por, mendoja se ishte personi i duhur në momentin e duhur. Në periudhën kur kemi vendosë me u nda, unë e kuptova se isha shtatzënë për herë të dytë”, tha ajo.
Ajo gjithashtu deklaroi se ndarjen nga ish-bashkëshorti e kishte përjetuar rëndë sidomos djali i tyre, Zaku, për të cilin tha se kishte filluar të manifestonte sjellje agresive
Drenusha gjithashtu potencoi se ish-partneri e kishte akuzuar se ajo ishte fajtore për ndarjen e tyre.
Ish-missi e përmbylli këtë rrëfim prekës duke thënë se “është gruaja më me zë e momentit”.
“E di që ka shumë gra sikurse unë, por jam gruaja më me zë e momentit”, pohoi ajo mes tjerash