Manchester City është në krizë të thellë. Katër herë kampionët e fundit të Anglisë kanë festuar vetëm një herë në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Skuadra e Pep Guardiolës aktualisht është 14 pikë prapa liderit Liverpool dhe ka luajtur një ndeshje më shumë.
Problemi më i madh është dëmtimi i fituesit të Topit të Artë, Rodri, i cili ka lënë një boshllëk të pariparueshëm në mesfushë
Pas barazimit me Everton në ndeshjen e ‘Boxing Day’, Guardiola deklaroi në konferencën për shtyp se i duhet një staf më i gjerë dhe bëri të ditur transferimet e mundshme në janar
“Tregu i transferimeve në dimër nuk është i lehtë. Por ne duam lojtarë për tre, katër, pesë vitet e ardhshme. Ne do të përpiqemi të sjellim dikë që mund të na ndihmojë sepse nuk mund të qëndrojmë gjatë me kaq shumë lojtarë të lënduar”, ka thënë Guardiola
Mediat angleze shkruajnë se dëshira e Cityt është për dy lojtarë. Njëri është sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush dhe tjetri është Ederson i Atalanta, një mesfushor qendror, por edhe me tipare mbrojtëse

Omar Marmoush
Egjiptiani Marmoush është aktualisht një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka 18 gola në 24 ndeshje këtë sezon. Vlera e saj u trefishua në vetëm gjashtë muaj dhe tani shkon në 60 milionë euro.

Ederson
Ederson është një anëtar i domosdoshëm i 11-shes së parë të Gian Piero Gasperinit këtë sezon dhe Atalanta aktualisht është në krye të Serie A
Është e qartë se asnjë nga këta lojtarë nuk do të jetë i lirë, por paratë nuk janë problem për Cityn.