Man Utd dëshiron të shkëputë lidhjet me Antony – planifikohet huazimi i tij

by Nexhat

Manchester United është e gatshme ta largojë Antonyn në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, teksa ata po dëshirojnë të shkëputin lidhjet me sulmuesin brazilian.

Sipas një raportimi nga e përditshmja braziliane UOL, Unitedi është i etur që të ndajë rrugët me brazilianin pas tri viteve të kaluara në ‘Old Trafford’.

banner

Që prej se u transferua nga Ajaxi për 86 milionë euro, Antony ka arritur të përfshihet në vetëm 17 gola në 94 ndeshje të luajtura dhe për këtë arsye, Unitedi dëshiron ta lejojë largimin e tij në huazim.

Teksa ndërmjetësit thuhet se po punojnë t’i gjetur 24-vjeçarit një klub të ri, Unitedi ende nuk ka marrë asnjë ofertë të vetme

Përveç tij edhe Casemiro mund të jetë në mesin e lojtarëve që mund të largohen së shpejti nga klubi pas interesimit nga Arabia Saudite

Antony ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në 2027, dhe mbetet të shihet nëse ata mund të gjejnë një mënyrë për ta larguar gjatë këtij muaji.

Në rast se nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ndoshta ata duhet të presin deri në verë, megjithëse edhe atëherë do të jetë e vështirë duke marrë parasysh pagën e tij të madhe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy