Me nga 3-4 shkronja, këta janë emrat më të përdorur për vajza dhe djem në Kosovë gjatë 2024-ës

by Nexhat

Një ndër vendimet më të rëndësishme dhe të veçanta për prindërit është zgjedhja e emrit të fëmijës së tyre. Kjo traditë ka pasur ndryshime vitet e fundit, me prindërit që gjithnjë e më shumë po preferojnë emra të shkurtër dhe të thjeshtë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në nëntë muajt e parë të vitit 2025 kanë lindur gjithsej 20,051 foshnja, dhe kjo vit ka sjellë një lëvizje interesante në zgjedhjen e emrave.

banner

Për djem, emrat më të shpeshtë ishin Troi, i cili u pagëzua me 151 foshnja, dhe Nil, me 130 foshnja.

Emra të tjerë të popullarizuar për djem ishin Rejan, Amar, dhe Jon, secili me nga 91 foshnja

Edhe për vajza, emrat e shkurtër mbizotëruan këtë vit. Emri më i preferuar ishte Dua, me 376 vajza që morën këtë emër.

Pas tij, emrat Ajla, Hana, dhe Inara u zgjedhën masivisht, me 312, 281, dhe 230 vajza përkatësisht. Dhe emri Bora ishte gjithashtu i popullarizuar, me 90 vajza që morën këtë emër.

Ky trend tregon se prindërit kosovarë po preferojnë emra të shkurtër, modernë, dhe me kuptim të veçantë për pasardhësit e tyre.

Opsioni “kërko emrin” u mundëson qytetarëve e regjistruar si nënshtetas të Kosovës edhe të krahasojnë shpërndarjen e emrit të tyre në qytetet e Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy