Ndërron jetë ish-kameramani i RTK-së, Fatmir Bajrami

by engel

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës në Kosovë dhe kameramani i RTK-së deri në pensionim, Fatmir Bajrami.

Menaxhmenti dhe punëtorët e RTK-së i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së kolegut tonë shumëvjeçar, i cili ishte si mësues i parë i kamerës për shumë nga kolegët tanë të rinj dhe me përvojën e tij të gjatë ndikoi në rritjen e cilësisë programore në RTK.

banner

Fatmir Bajrami lindi më 25 korrik 1949 në Prishtinë, derisa studimet për kamerë filmike i kreu në Paris. Më 1975 pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në RTP, deri në masat vendosjen e masave të okupimit, për të vazhduar si punëtor i RTK-së me themelimin e tij e deri në pensionim në vitin 2014.

Ka qenë ndër xhiruesit e parë filmik në Kosovë, me disa projekte të realizuara duke përfshire: Dashnija e Bjeshkëve të Nemuna, Buka e Hidhur, Burgu i Mërgimit.

Gjatë viteve të 90-ta ka qenë aktivisht i përfshirë në realizimin e projekteve të ndryshme muzikore dhe artistike si dhe të aktiviteteve politike.

Gjatë kohës së luftës ka punuar vullnetarisht, por edhe si korrespodent me ekipin e televizionit France 2 dhe përmes kamerës së tij ka sjellë pamje nga fronti i luftës dhe kampet e refugjateve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy