Parashikimi i motit për të shtunën

by Nexhat

Pra, herët në mëngjes reshjet do të ndërpriten, ndërsa orët vijuese do të karakterizohen me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë ditës mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos gjatë orëve të para të së shtunës, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

banner

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa maksimalet prej -1 deri në 2°C. Në mbrëmje, për shkak të kthjellimeve, pritet depërtim më i lehtë i ajrit të ftohtë, duke çuar në ulje të mëtejshme të temperaturave, sidomos gjatë natës, deri në -10°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy