Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive duhen të jenë kolegjiale brenda KQZ-së

by Nexhat

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.

Kupina tha  se procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj, teksa tha se “neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial”.

banner

“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, tha Kupina.

Theksojmë se KQZ e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, në ditën e fundit të vitit 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy