Salah ka vendosur për klubin e tij të radhës pasi ‘konfirmoi’ largimin nga Liverpooli

by Nexhat

Mohamed Salah raportohet se ka vendosur ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm pasi dha një deklaratë ku sqaroi situatën e tij të kontratës tek Liverpooli.

Salah i cili është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Liverpoolit, do të mbetet pa kontratë në verë dhe situate e tij është bërë një temë diskutimi gjatë kohëve të fundit

banner

Reprezentuesi egjiptian megjithatë nuk i ka lejuar këto thashetheme për të ardhmen e tij që të kenë ndonjë ndikim në paraqitjet e tij në fushë

Ai ka shënuar 20 gola deri më tani për Liverpoolin me klubin anglez që po udhëheq tabelën si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Një raportim i ri nga Foot Mercato bën me dije se Paris Saint-Germain po e ndjek nga afër situatën e Salah dhe se përfaqësuesit e lojtarit kanë qenë në diskutime të vazhdueshme me gjigantin frnacez.

Është gjithashtu e ditur se edhe klubet arabe kanë shprehur interesim për Salah, por deri më tani asnjëra nga to nuk ka ndërmarrë hapa konkret për ta sjellë atë në Lindjen e Mesme

Në fakt, raportimi shton se prioriteti i Salah është që të rinovojë me Liverpoolin dhe ta vazhdojë aventurën e tij në Ligën Premier.

Sidoqoftë, ai raportohet se ka qenë i shqetësuar nga mungesa e një vendimi nga ana e klubit dhe se vendimi i tij për të folur në media për kontratën është një përpjekje për t’i bërë presion atyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy