Vincius Junior edhe një herë nuk ka arritur ta kontrollojë temperamentin e tij.
Sulmuesi brazilian mund të ndëshkohet me tri ndeshje për shkak të sjelljes që bëri në ndeshjen mes Valencias dhe Real Madridit
Los Che ishin duke fituar 1-0 përballë Los Blancos, ndërsa në një moment Vinicius humbi kontrollin e tij
Portieri i vendasve, Stole Dimitrievski provokoi brazilianin në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa ky i fundit e goditi në kokë.
Andaj, nga rishikimi në VAR, gjyqtari i ndeshje ndëshkoi Viniciusin direkt me karton të kuq.
Por, nga ky vendim, ylli i Real Madridit shpërtheu dhe tentoi ta sulmonte gjyqtarin
Por, stafi i madrilenëve reagoi dhe kapën nga krahët fituesin e çmimit “The Best” nga FIFA që të mos bënte ndonjë skandal më të madh.
Mirëpo, ky sjellje e tij me gjasë do t’i kushtojë me tri ndeshje mos lojë dhe gjobë me para.