Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në mbëmjen e sontme rreth orës 20:45 në Lagjen Dardania në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se kanë pranuar një informatë mbrëmjen e sontme, se rreth orës 20:45, se një person ka rënë nga një objekt në Lagjen Dardania në Prishtinë.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- tha Borovci